Bilanci i koronavirusit, një viktimë, ulen rastet e reja

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 16:07 | Aktualitet
Bilanci i koronavirusit, një viktimë, ulen rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 person i prekur me Covid-19, ndërsa nga 766 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 290 qytetarë.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 448, ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 766 testime, 290 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 448 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 290 qytetarë, në këto bashki:

79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Lezhë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Himarë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Mirditë, Kurbin, Delvinë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Has, Poliçan, nga 1 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Dimal, Skrapar. 

Janë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 78 vjeç.

Janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Korrik 2022)

Raste të reja ditore            290

Të shëruar në 24 orë        448

Të shtruar në spitale          34

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                  766

Testime totale               1,866,191

Raste pozitive                  287,984

Raste të shëruara              278,440

Raste Aktive                        6,030

Humbje jete                         3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,630

Fier                 427

Durrës            430

Vlorë              356

Shkodër         246

Berat              225

Elbasan         211

Gjirokastër    170

Lezhë             142

Korçë              94

Dibër             69

Kukës             30 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos