
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë të rinj me koronavirus në 445 testime, ndërsa 10 janë shëruar.
Ndërkohë, janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë, dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:
9 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Durrës, Sarandë.
Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,349 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 19 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445
Testime totale 2,005,710
Raste pozitive 332,132
Raste të shëruara 328,349
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594 (A2 Televizion)