
Në 24 orët e fundit, në Itali, kanë humbur jetën nga koronavirusi 651 persona. Ditën e djeshme, numri i viktimave ishte 793.
Të dhënat e reja i bëri me dije komisari i Emergjencave, Angelo Borrelli.
"Numri i sotëm është më i vogël se ai i djeshmi, uroj që të vijojë rënia e këtij numri në ditët në vazhdim. Nuk duhet të biem në qetësi, duhet të vazhdojmë të respektojmë masat e marra nga qeveria dhe këshillat e saj”, deklaroi Borrelli.
Ndërkohë, 46 638 është numri i të prekurve në vendin fqinj, me një rritje prej 3957 nga dita e djeshme. Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, është 59 138. Të sëmurët në terapi intensive janë 3009.
Mbi 7000 është numri i të shëruarve nga koronavirusi në Itali. (A2 Televizion)