
Në Romë, 12 punonjës të Mbrojtjes Civile kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Të gjithë këta persona punojnë në të njëjtin departament, në veri të kryeqytetit italian.
Ndërkohë, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, ka dalë negativ.
Sipas “La Repubblica”, 12 punonjësit janë në karantinë në shtëpitë respektive. (A2 Televizion)