
Maqedonia e Veriut ka raportuar 687 raste pozitive me koronavirus nga 3050 testime të kryera në 24 orët e fundit. Vetëm në Shkup janë raportuar 310 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar po ashtu 46 vdekje për një total prej 4228 fatalitetesh.
Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është afro 142 mijë kurse i atyre aktive 20,836. Po ashtu, njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1347 pacientë. (A2 Televizion)