Bill Gates zgjedh vaksinat para udhëtimit në Mars

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 10:08 | Bota
Bill Gates zgjedh vaksinat para udhëtimit në Mars

Miliarderi Bill Gates thotë se do të preferonte më shumë të paguante për vaksinat sesa të udhëtonte në Mars, një nismë për të cilën, sipas tij, nuk ia vlen të shpenzosh paratë. “Faktikisht kushton shumë të shkosh në Mars. Me ato para mund të blesh vaksina kundër fruthit dhe të shpëtosh jetë”, tha Gates për BBC. “Dhe kjo të bën që të qëndrosh me këmbë në tokë, të mos shkosh në Mars”.

Miliarderë të tjerë, si Elon Musk dhe Jeff Bezos kanë nisur tashmë një garë hapësinore. Madje themeluesi i Tesla-s, ka shpalosur edhe objektivin e tij për të kolonizuar Planetin e Kuq, përmes raketave që ka ndërtuar dhe testuar në vitet e fundit, sikundër ka bërë edhe Bezos. Por Gates me sa duket nuk është i këtij mendimi.

https://youtu.be/PmS7y6SSsoM

Themeluesi i Microsoft gjithashtu beson se inteligjenca artificiale do të transformojë thellësisht njerëzimin. “Do të na ndihmojë në çështjet shkencore dhe të mjekësisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për robotë, por edhe për të shkruar e lexuar. Përparimi i robotëve do të sjellë rritje të produktivitetit dhe te njerëzit”, tha ai.

Gates foli edhe për shndërrimin e tij në “gogolin” e teorive konspirative gjatë pandemisë së koronavirusit. “Nuk e prisja”, tha ai, duke komentuar lajmet e përhapura në rrjet se ai ka përfituar nag virusi, e madje që e ka përhapur vetë fillimisht. “Gjatë pandemisë merrja dhjetëra miliona mesazhe që më akuzonin e se s kishte shkaktuar unë me dashje, ose që unë përgjoj njerëzit. Është e vërtetë që unë merrem me vaksinat, por me ato vaksina që shpëtojnë jetë. Mesazhet e shtrembëronin këtë realitet. Mendoj se njerëzit po kërkonin “gogolin” të fshehur në dollap, në vend që të pranonin shpjegimet e thjeshta. Dashakeqësia kuptohet më lehtë se biologjia”.

Gates, i cili për pjesën më të madhe të jetës ka qenë njeriu më i pasur në botë, ka dhuruar dhjetëra miliarda nga paratë e tij për çështje bamirësie, që kishin në epiqendër shëndetin, sidomos të fëmijëve. Tani ai kalon kohën duke u marrë me malarien dhe ndryshimet klimatike, si dhe zhdukjen e kequshqyerjes dhe të sëmundjeve si poliomieliti dhe malaria.

I pyetur nëse është kursimtar, ai u përgjigj: “Nuk kam ndonjë dollap të madh. Nuk mbaj bizhuteri. Kur hap një dhuratë, nuk e mbledh ambalazhin për ta përdorur prapë. Gjyshja ime e bënte këtë, nuk hodhi kurrë në jetën e saj një letër. Kështu që, me standardet e saj, jam i çmendur”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/31/pendohet-bill-gates-nuk-duhet-te-kisha-darkuar-me-jeffrey-epstein/
https://a2news.com/2023/01/26/parashikimi-optimist-i-bill-gates-per-20-vitet-e-ardhshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos