All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
All - General - 1

Bindet Turqia, tërheq veton: Finlanda dhe Suedia drejt anëtarësimit në NATO

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 20:51 | Bota
Bindet Turqia, tërheq veton: Finlanda dhe Suedia drejt
All - Paragraf - 1

Turqia hoqi veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, pas kundërshtimit fillestar që dy vendet t’i bashkoheshin aleancës ushtarake. Ministrat e Jashtëm të tre vendeve firmosën në Madrid një marrëveshje ku angazhohen të mbrojnë sigurinë e njëri-tjetrit, duke i dhënë fund kështu dramës disa javore që testoi unitetin e aleatëve kundër luftës ruse ne Ukrainë.

Nënshkrimi u bë në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe Kryeministres suedeze Margaret Andersson, pas një takimi që zgjati katër orë.

All - Paragraf - 3

Marrëveshja adreson shqetësimet e Ankarasë me Suedinë që ka pranuar të intensifikojë punën lidhur me kërkesat e Turqisë për ekstradimin e militantëve të dyshuar. Dy vendet do të heqin gjithashtu embargon ndaj shitjes se armëve për Turqinë.

https://a2news.com/2022/06/28/erdogan-i-vendosur-te-bllokoje-suedine-dhe-finlanden-per-anetaresim-ne-nato/

“Jam i lumtur të njoftoj se tani kemi një marrëveshje që i hap rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum që adreson shqetësimet e Ankarasë përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”, tha Stoltenberg.

Turqia vuri veton ndaj ambicieve të dy vendeve nordike pasi i akuzonte për strehimin e militantëve kurdë, dhe ishte e zemëruar për embargon ndaj shitjes së armëve. “Asnjë nga këto vende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të hapur ndaj organizatave terroriste. Si mund t’u besojmë atyre?”, tha Erdogan në atë kohë.

Shtetet e tjera anëtare të cilat mbështesnin plotësisht kërkesën e Stokholmit dhe Helsinkit lobuan për javë me radhë që pengesa turke të shembej.

All - Paragraf - 7

Presidenti finlandez Sauli Niisto tha se tre vendet ishin angazhuar për të zgjeruar mbështetjen kundër kërcënimeve të sigurisë së njëri-tjetrit. Kryeministrja suedeze, Andersson e cilësoi këtë një hap shumë të rëndësishëm për NATO-n ndërsa zyra e presidentit turk tha se vendi kishte marrë gjithçka që kërkonte nga Suedia dhe Finlanda. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6

Latest Videos