
Kriza politike shfaq efektet në ekonominë reale. Bizneset kanë tkurrur kërkesën për kredi dhe po iu kërkojnë para bankave vetëm për të mbajtur në këmbë aktivitetin e përditshëm.
Banka e Shqipërisë konstaton se në tremujorin e dytë të këtij viti, kredia për likuiditet nga bizneset është rritur, teksa ajo për investime ka pësuar rënie. Kjo do të thotë se sipërmarrësit janë të pasigurt për të zgjeruar bizneset e tyre. Ndërsa një pjese të mëdha u mungojnë fondet për të paguar punonjësit dhe për shpenzime të tjera.
Nga ana tjetër, qytetarët iu drejtohen bankave për kredi për banesë e më pak për konsum.
Bankat nuk presin përmirësim të situatës në muajt e ardhshëm. Madje, për shkak të krizës politike, por edhe faktorëve të tjerë që kanë rrëzuar kërkesën për hua, ato paralajmërojnë shtrëngim të kushteve të kreditimit. (A2 Televizion)