“Rritja e normës bazë të interesit nuk do të sjellë efektet e pritshme”

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 20:33 | Ekonomi
“Rritja e normës bazë të interesit nuk do të

Igli Tola, ekspert ekonomie, shpjegoi në “Business News”, në A2 CNN, efektet e rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.

“Kjo masë do të sjellë efektet e para në sistemin bankar, duke ndikuar në normat e interesit si për depozita, ashtu edhe për kreditë e konsumatorëve, që do të bëhen më të shtrenjta. Por, arsyeja kryesore e kësaj mase është stabilizimi i çmimeve në treg”, shpjegoi Tola.

Sipas tij, “jemi në një situatë komplekse dhe kjo rritje e normës bazë interesi nuk do të sjellë efektet e pritshme”.

“Ekonomia dhe inflacioni jonë është i importuar. Duke qenë se tek ne dominojnë importet dhe jo eksportet, mundësia e ndikimit të tregut përmes normës bazë të interesit është i vështirë”, nënvizoi Tola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos