Biznesi përballë shpopullimit, Gjergji: Jemi kthyer në eksportues të krahut të punës

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 20:43 | Ekonomi
Biznesi përballë shpopullimit, Gjergji: Jemi kthyer në eksportues

Artan Gjergji, ekspert për ekonominë, deklaroi në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, se Shqipëria është kthyer tashmë në eksportuese të krahut të punës.

“Çdo ofertë për punë përfshin edhe punësimin online, çka tregon që kërkesë-oferta po modifikohet në varësi të sjelljes së punëmarrësit. Shtetet e huaja po tregohen më fleksibël dhe preferojnë punëmarrës nga Shqipëria, duke zbutur kriteret. Kjo ka ndodhur me Gjermaninë apo Britaninë e Madhe, që marrin krah pune të specializuar. Ne jemi kthyer në eksportues të krahut të punës”, tha Gjergji.

“Se çfarë mund të bëhet, është e vështirë për t’u përgjigjur. Ndoshta investimi në shkolla profesionale mund të jetë një zgjidhje, por analizat kanë treguar që edhe kjo vetëm sa specializon krahun e punës për të shkuar në vendet e BE dhe jo për të qëndruar në vendin tonë”, shtoi eksperti i ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos