
Në Itali janë regjistruar 251 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar ulje në krahasim me dje.
Ditën e djeshme, rastet e reja ishin 333.
Ndërkohë, viktimat sot janë 47. Edhe kjo shifër është më e ulët sesa ajo e djeshmja, kur u regjistruan 66 viktima. (A2 Televizion)