Fotografitë e një morie yjesh duke pozuar me sytë mbyllur, janë pjesë e një fushate të re, që u kërkon njerëzve t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor.
Në imazhet bardh e zi, të realizuara nga fotografi britanik Ray Burmiston, mund të shohim disa emra si Kate Moss, Tom Jones, Kylie Minogue, Anthony Joshua, Idris Elba, Helena Bonham Carter, Liam Gallagher, Rita Ora, Russell Brand, Ricky Gervais.
Më shumë se 250 personalitete, kanë mbështetur përdorimin e fotove të tyre nga Ray, me shpresën se fushata mund të mbledhë fonde për bamirësinë, pas një mungese të donacioneve mes pandemisë COVID-19.
Imazhet u morën gjatë dekadës së kaluar, ku Ray u kishte kërkuar personave që fotografonte të mbyllnin sytë për disa sekonda për të 'rifreskuar lidhjen e tyre me kamerën'. (A2 Televizion)