Mot ekstrem në SHBA, disa shtete në ngrica e dëborë, disa me temperatura mbi 30 gradë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 11:13 | Aktualitet
Mot ekstrem në SHBA, disa shtete në ngrica e dëborë, disa me

I ftohti i acartë ka përfshirë disa shtete amerikane, prej së enjtes, me dëborë, ngrica e erëra të forta, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike, ndërsa mijëra fluturime qark SHBA-së janë anuluar. Shërbimi meteorologjik amerikan thotë se dëbora e ngrica do të vazhdojnë edhe përgjatë të gjithë fundit të shkurtit, me temperaturat që do të zbresin ndjeshëm nën zero gradë. Në të njëjtën kohë, jugu pritet të arrijë temperatura ekstreme të larta, deri në 31 gradë si në Florida për shembull. Teksa Uiskonsin, Ilinoi Miçigan, Indiana dhe Nju-Jorku, do të jetojnë mes dëborës, për së paku një javë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/dT5MucN83i0

A2 CNN Livestream

Latest Videos