Blerja e kartonit të vaksinës, Fico: E kemi të pamundur t’i identifikojmë rastet, është kriminale

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 12:40 | Aktualitet
Blerja e kartonit të vaksinës, Fico: E kemi të pamundur t’i

Vaksnimi i detyruar po çon drejt blerjes së kartonit të vaksinës. Sipas Policisë së Shtetit, ku fenomen po përhapet shpejt, ndërsa çmimi i certifikatës që vërteton vaksinimin e një personi, i cili në fakt nuk e ka marrë vaksinën, varion nga 100-200 euro.

Të pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti, sesi po përballen spitalet dhe personeli shëndetësor me këtë fenomen, anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve thanë se është e pamundur identifikimi i këtyre rasteve.

“Nuk i ndjekim dot këto raste kriminale, të mos kryerjes së vaksinës dhe marrjes së një dokumenti. Dëmet nga ky fenomen janë dy: ndikojnë direkt në popullatë dhe ligji e përcakton masat që duhen të merren. Pavarësisht çmimit, ne nuk kemi mundësi ta ndjekim”, tha drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

“Sot e rëndësishme është që së pari të kemi të qartë sa kemi të vaksinuar që shtrohen në spital, apo humbin jetën. Por është tejet e pamundur në kohë pandemie të kesh mundësinë që të gjesh nëse ndonjëri prej viktimave kishte bërë gjoja vaksinë”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos