Bllako jep dorëheqjen, opozita akuzon PS për bllokim të hetimeve  

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 19:37 | Politikë
Bllako jep dorëheqjen, opozita akuzon PS për bllokim të

Alqi Bllako nuk është më deputeti Kuvendit të Shqipërisë por subjekt i institucioneve ligjzbatuese. Ish-deputeti socialist dha dorëheqjen nga mandati i të zgjedhur duke i vetëhapur rrugë prangave të SPAK.

Nëpërmjet një shkresë të dërguar me postë në adresë të Kuvendit, Bllako nënvizon se dorëzimin e mandatit e bën me vullnet të plotë dhe me bindje se në fund të procesit gjyqësor do të provojë pafajësinë nga akuzat e ngritura.

“Me bindjen e plotë se në fund të këtij procesi do të provohet pafajësia, integriteti dhe ndershmëria ime në detyrën e ushtruar, me këtë akt personal vihem në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke gjykuar t’i hap rrugën e pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”, shprehej Bllako.

Dorëheqja e Bllakos solli edhe një efekt domino në agjendën parlamentare. Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e thirrur nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u anulua pasi Kuvendi nuk kishte se çfarë autorizimit të jepte. Vendimi që u mbështet nga mazhoranca u cilësua nga opozita si tentativë për të bllokuar drejtësinë.

Për arrestimin e Bllakos do të duhet që SPAK të bind gjykatën, institucion i cili do të japë dritën jeshile për masën shtrënguese për ish-deputetin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos