Rama: S’ka arsye për ndryshime në qeveri

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 19:11 | Politikë
Rama: S’ka arsye për ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama tha për gazetarët se nuk do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama tha: “Nuk ka arsye të ketë ndryshime në kabinet. Takimin e bëmë për agjendën e kongresit të Partisë Socialiste, statutit të PS dhe në kongres do të paraqesim rezultatet e këshillimit kombëtar. Është një proces që për fat të keq pati një interferencë nga kriza e krijuar nga lufta në Ukrainë”.

I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama u përgjigj: “Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurin”.

Mandati i Presidentit skadon më 24 korrik dhe për zgjedhjen e tij, në Kuvend nevojiten edhe votat e opozitës, kontrollin e së cilës tashmë e ka marrë Komisioni i Rithemelimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/30/kerkesa-per-arrestimin-e-deputetit-te-ps-rama-ne-nivel-personal-me-vjen-keq-pergjegjesia-individuale/
https://a2news.com/2022/03/30/rama-eshte-nje-shqiperi-tjeter-mos-u-cudisni-cilido-mund-te-pergjigjet-para-drejtesise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos