
Një grup i rezistencës anti-talebane në Afganistan thotë se ka mijëra njerëz të gatshëm për të luftuar. Por një zyrtar i Frontit të Rezistencës Kombëtare të Afganistanit i tha BBC-së se ata duan të vazhdojnë negociatat paqësore. Por, shtoi ai se “nëse kjo dështon, atëherë ata nuk do të pranojnë asnjë lloj agresioni”.
Ndërkohë, talebanët thonë se kanë rrethuar fortesën e tyre dhe i kanë vënë nën rrethim në Luginën Panjshir.
Figurat e rezistencës kanë thënë gjithashtu se talebanët tani po përparojnë në rajon, në verilindje të kryeqytetit Kabul. Lugina Panjshir, 150 kilometra në veri të Kabulit, është epiqendra e luftës guerile afgane. Lugina I ka rezistuar disa tentativave për pushtim në të kaluarën. (A2 Televizion)