Bllokada serbe e grurit, mungojnë rezervat shtetërore, importuesit sigurojnë furnizimin për 2 muaj

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 12:52 | Aktualitet
Bllokada serbe e grurit, mungojnë rezervat shtetërore, importuesit

Pas Rusisë e Ukrainës, Shqipërisë iu mbyll një tjetër “derë” furnizimi me drith. Nga kjo e enjte, Serbia pezulloi eksportin e grurit dhe miellit.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave për vitin e shkuar, Shqipëria siguroi mbi 46 për qind të grurit nga Rusia, rreth 36 për qind nga Serbia dhe mbi 3 për qind nga Ukraina. Pjesa tjetër erdhi nga Franca dhe vendet e tjera europiane.

Theodor Kristuli nga Unioni Tregtar Agroushqimor thotë se vendit i mungojnë rezervat shtetërore të grurit, ndërsa importuesit mund të sigurojnë furnizimin për rreth dy muaj.

Importuesit e drithërave dhe përpunuesit e miellit në vend pohojnë se po përpiqen për larmi burimesh të importit të drithërave, duke hedhur sytë drejt tregjeve të reja në Europë dhe Amerikën Latine. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos