Bllokuan autostradën në shenjë proteste, ARRSH rihap kalimin te Pushimi i Shoferit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 12:17 | Aktualitet
Bllokuan autostradën në shenjë proteste, ARRSH rihap kalimin te

Pas protestës së banorëve në Lushnje, ARRSH ka nisur çmontimin e barrierrave meralike përgjatë autostradës, duke rihapur kalimin për te Pushimi i Shoferit.

Banorët thonë se ata i kanë propozuar më herët ARRSH ngritjen e një mbi ose nënkalimi, në rast se kërkohet me patjetër vendosja e barrikatës përgjatë autostradës.

Megjithatë hapja sërish e këtij degëzimi u mundëson fermerëve dhe banorëve kalim më të shkurtuar në përditshmërinë e tyre.

Protesta e mbajtur gjatë kësaj të shtune zgjati vetëm 20 minuta, pasi përgjatë autostradës u krijuan radhë kilometrike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/23/kunder-barrierave-metalike-banoret-e-lushnjes-bllokojne-rrugen-dhe-krijojne-radhe-kilometrike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos