Kundër barrierave metalike, banorët e Lushnjes bllokojnë rrugën dhe krijojnë radhë kilometrike

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 10:08 | Aktualitet

Bllokimi i rrugës kryesore deri Pushimi Shoferit ka ngritur banorët e disa fshatrave në protestë. Ata kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike, prandaj dhe janë mbledhur në protesë duke bllokuar rrugën për rreth 20 minuta, duke krijuar radhë të gjata kilometrike përgjatë autostradës.

Banorëve të Krutjes, Allkajt, Këmishtajt dhe deri në Divjakë u shtohet 20 deri 30 km rrugë nga vendosja e barrierave metalike.

Segmenti rrugor përdorej gjerësisht edhe nga fermerët për të shkuar në tokat bujëqsore, por dhe si nyje lidhëse midis rrugës kryesore Berat-Lushnje dhe Fier-Lushnje.

Këtë paradite, banorët kanë bllokuar aksin kryesor duke kërkuar zgjidhje nga autoritetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos