
Në mesin e dhjetëra minoritarëve, por edhe qytetarëve grek, të cilët erdhën enkas për ceremoninë e varrimit të Konstandin Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës janë 6 persona, të cilëve u është mohuar hyrja në pikën kufitare të Kakavijës.
Burime të A2 News, saktësuan se në Kakavijë, u kthyen 6 persona, me shtetësi greke, të cilët mbanin bluza me mbishkrime anti-shqiptare, arsye për të cilën, nuk iu lejua hyrja në territorin shqiptar.
Kontrolle të rrepta dhe masa të shtuara sigurie janë raportuar që nga mbrëmja e djeshme, në pikën kufitare të Kakavijës por edhe në Gjirokastër, por policia e qarkut, ka vendosur të qëndroj sa më larg fshatit Bularat, në mënyrë që të evitohet çdo incident i mundshëm. (A2 Televizion)