Bojkoti i futbollit, Duka takon Ramën: Më premtoi se do të marrë në konsideratë propozimet tona

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 14:41 | Futboll
Bojkoti i futbollit, Duka takon Ramën: Më premtoi se do të

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bëri të ditur se ka zhvilluar një takim, këtë të premte, me kryeministrin Rama ku është diskutuar për bojkotin e futbollit.

Duka u shpreh për gazetarët se kryeministri i ka premtuar atij se do të marrë në konsideratë propozimin e Ligës.

Megjithatë, Duka nuk dha një datë se kur do të nisë futbolli në Shqipëri. “Kryeministri më ka premtuar se do të marrë në konsideratë propozimin tonë. Personalisht do të doja që futbolli të mos ishte ndërprerë, tani varet nga Liga nëse do të bindet”, tha Duka.

Kërkesat e klubeve janë si më poshtë:

a. Të ulet TVSH në masën 6%.

b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

d. Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

https://a2news.com/2020/09/25/bojkoti-i-futbollit-kerkesat-e-liges-per-qeverine-fokusi-te-ligji-i-sponsorizimeve/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos