
Shqipëria dhe Kosova shfaqen në rënie në renditjen botërore të FIFA-s për muajin tetor. Pas dy barazimeve zhgënjyese në Kazakistan dhe Lituani, Kombëtarja kuqezi ka humbur tri pozicione, duke u klasifikuar tashmë në vendin e 69-të.
Dy humbjet me Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë kanë bërë që edhe përfaqësuesja e Kosovës të zbresë në vendin e 117-të, edhe pse barazimi në Greqi i ka ndihmuar “Dardanët” që të mos humbasin më tepër se një pozicion.
Renditja e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Belgjika, e cila ndiqet nga Franca dhe Brazili, ndërsa Italia, Gjermania dhe Holanda mbeten ende jashtë dhjetë vendeve të para. (A2 Televizion)