












Florian Marku mbrojti titullin kampion në boks, për peshat e lehta, në versionin IBF, duke mundur uellsianin Chris Jenkins në raundin e katërt.
Shqiptari i dha një goditje të fortë kundërshtarit në fytyrë, prej së cilës ai nuk e mori dot veten dhe gjyqtari ndërhyri duke ndërprerë takimin.
"Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë", tha Marku pas fitores në Njukasëll. "Kam respekt për kundërshtarin, u ndesh mirë. Por doja t'i tregoja publikut britanik se nuk kam arritur deri këtu me fat. Më vendosni çdo emër përballë dhe do t'iu tregoj çfarë mund të bëj". (A2 Televizion)