Bombat ndaj maternitetit, Rusia akuzon: Ukraina kishte vendosur aty pozicione luftimi

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 22:59 | Bota
Bombat ndaj maternitetit, Rusia akuzon: Ukraina kishte vendosur aty pozicione

Disa orë pasi materniteti i Mariupolit u godit nga bombat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, akuzoi Ukrainën se aty kishte vendosur pozicione luftimi.

“Në Mariupol, batalionet ukrainase përzunë stafin dhe pacientët nga materniteti dhe vendosën aty pozicionet e luftimit. Kievi po kryen krime kundër shtetasve të tij”, tha Zakharova.

https://a2news.com/2022/03/09/fotot-e-tmerrshme-nga-bombardimi-i-maternitetit-ne-mariupol/

Më herët, këshilli bashkiak i Mariupolit postoi video nga bombardimet në maternitet, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, postoi një video të pasojave të bombardimit në spital, duke i kërkuar botës që të mos injorojë më tej atë që po ndodh në vendin e tij.

“Mariupol. Sulm direkt ndaj maternitetit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. E tmerrshme! Edhe për sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin që po ndodh? Mbyllni qiejt menjëherë! Ndaloni vrasjet! Keni fuqi, por duket se keni humbur njerzillëkun”, shkruan Zelensky. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/09/keto-jane-operacionet-speciale-te-putinit-klitschko-reagon-per-bombardimin-e-maternitetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos