Bora dhe ngricat në veri, mungesë energjie në fshatra dhe rrugë të dëmtuara

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 12:14 | Aktualitet
Bora dhe ngricat në veri, mungesë energjie në fshatra dhe

Dëmtimi i rrugëve dhe mungesa e energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar, janë problemet kryesore që po hasin fshatrat e qarkut të Kukësit në këto ditë me reshje dhe ngrica.

Stina e dimrit, me reshjet e shiut dhe të dëborës në qarkun e Kukësit, e bën akoma më të vështirë jetesën për banorët e zonave të thella malore, përsa i përket infrastrukturës tejet të dobët rrugore dhe energjetike. Në fshatrat e Hasit, banorët thonë se përveç anës pozitive, reshjet e shiut dhe të dëborës, kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve rurale të cilat janë shkatërruar totalisht për shkak edhe të mungesës së investimeve. 

Në fshatrat e thella malore të Kukësit, shkëputja e energjisë elektrike me ditë të tëra mbetet problem kryesor gjatë dimrit. Banorët Kolesianit thonë se rrjeti energjetik është i amortizuar pasi është i vjetër që nga koha e elektrifikimit.

Në tërësi, në qarkun e Kukësit, bora dhe ngricat në rrugë vazhdojnë të jenë të pranishme. Firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë qenë në terren për pastrimin e borës dhe kriposjen e akseve. Rrugët janë pastruar, por sërish rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore në akset rrugore të Kukësit, Tropojës e Hasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos