Reshjet e para të borës, kanë rikthyer problematikat në fshatin Panarit të Korçës, i cili prej ditës së hënë ka mbetur pa energji elektrike.
Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, ndërkohë që ka pasur edhe thyerje shtyllash.
Banorët thonë se punonjësit e OSHEE-së janë duke punuar, por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës, si dhe një linje mjaft të amortizuar.
Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh nga dëbora për shkak se nga Shtylla deri në Panarit, nuk është punuar për hapjen e rrugës. (A2 Televizion)