Moti i keq në Gjirin e Vlorës, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 10:06 | Aktualitet

Moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë në det, ka detyruar Kapitenerinë e Vlorës të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

Në  bazë  të  parashikimit për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar, është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të  gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe është kërkuar marrja e masave për sigurimin e mjeteve në  vendet e ankoruara.

Për shkak të motit të keq, edhe trageti Galaxy pritet të mbërrijë pak me vonesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos