Bora izolon fshatrat e Korçës, vështirësi edhe në qarkullim

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 12:27 | Aktualitet
Bora izolon fshatrat e Korçës, vështirësi edhe në

Reshjet e borës që kanë përfshirë zonat malore të vendit kanë shkaktuar probleme në disa zona.

Vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës edhe në aksin rrugor Maliq - Lozhan. Lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm.

Në fshatrat e Dolanit, Strelcës, Mesmalit, Velçan rrugët janë momentalisht të paralizuara.

Vështirësi në lëvizje ka edhe në fshatrat e Njësisë Vithkuq të Bashkisë Korçë dhe në fshatrat e 3 njësive Trebinjë, Velçan e Dardhas në Pogradec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos