Rikthehet dëbora, zonat malore nën petkun e bardhë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 11:19 | Aktualitet
Rikthehet dëbora, zonat malore nën petkun e bardhë

Kjo javë ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur me rikthim të reshjeve të dëborës në zonën juglindore dhe verilindore të vendit. Që në orët e para të mëngjesit thuajse në të gjithë qarkun e Korçës kanë nisur reshjet e dëborës, me intensitet mesatar.

Akset rrugore nacionale në këtë qark, nuk paraqesin problematika për kalimin e mjeteve edhe për faktin që temperaturat nuk kanë zbritur më shumë se -2 deri -3 gradë.

Ndërsa situatë pak më problematike paraqitet në zonat rurale, ku kërkohet një kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Edhe në qarkun e Kukësit reshjet e dëborës kanë qenë prezente mëngjesin e kësaj të hëne, por të dhënat nga shtabi i emergjencave civile bëjnë të ditur se situata paraqitet normale.

Trashësia e dëborës varion nga 7 cm në rrugën e Kombit deri në 15 cm në zonën e Valbonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos