Dy vjet ILD: 22 procedime disiplinore për gjyqtarë e prokurorë, 8 shkarkime

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 12:16 | Aktualitet

Në dy vjet punë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë janë kryer 22 procedime disiplinore të dërguara në dy këshillat, konkretisht 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë.

Nga 12 kërkesa për shkarkime janë pranuar 8, 5 gjyqtarë e 3 prokurorë, ndërsa 2 janë mbyllur pa vendim nga KLGJ-ja dhe 2 janë në proces në Këshilla. Sipas ILD-së, nga 4 masa “vërejtje publike” të kërkuara, 1 është pranuar, 1 është rrëzuar dhe dy janë në proces.

Mësohet se nga 5 masa “ulje page” të kërkuara, 2 janë pranuar pjesërisht, 3 janë në proces.

ILD bën me dije se 4 procedime disiplinore janë pezulluar nga KLGJ në pritje të vendimit të KPA.

Në total janë kryer 41 hetime disiplinore, janë trajtuar 1554 ankesa, ndërsa 2779 janë në proces trajtimi dhe 137 ankesa janë në proces verifikimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos