
Shqipëria sot do të ketë reshje shiu e dëbore, gjatë gjithë ditës, ku herë pas here priten edhe rrebeshe shiu në zonat e ultësirës. Vonë pasdite pritet një përmirësim i motit në veri dhe gradualisht në të gjithë vendin.
Temperaturat janë rritur në mëngjes duke shënuar minimumin prej -4°C, ndërsa ulen me 2-3°C temperaturat e mesditës në të gjithë territorin duke variuar nga 6 për zonat malore deri në 11°C për vijën bregdetare.
Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det ku gjatë ditës priten edhe stuhi të përkohshme detare. (A2 Televizion)