Bora “mbulon” diellin në Kaliforni, era kalon shpejtësinë 140 km/h

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 10:52 | Bota

Kur përmendet Kalifornia, mendja të shkon menjëherë të dielli, plazhet dhe sërfi. Por në ditët e fundit, lindja e shtetit amerikan është përfshirë nga reshjet e dendura të borës. Sipas autoriteteve, brenda dy ditësh ka rënë deri në 1,2 metra borë në një territor të madh nga Sierra Nevada deri në Parkun Kombëtar Yosemite.

Për shkak të motit të keq, përgjatë fundjavës, resorti i skive në liqenin Tahoe, u mbyll për vizitorët. Sipas raportimeve, era atje arriti shpejtësi mbi 140 km/h

Stuhia që goditi shtetin perëndimor pritet të futet më në qendër dhe jug të vendit. Deri tani, nuk janë regjistruar viktima apo aksidente të mëdha, por mbi 15 milionë persona në 14 shtete të ndryshme janë paralajmëruar që të përgatiten për kushte të motit ekstrem.

Në jug të Kalifornisë, banorët janë paralajmëruar për reshje të dendura shiu dhe përmbytje në zona të caktuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos