
Kupa e Botës në Katar regjistron vdekjen e një gazetari të dytë brenda pak ditësh. Bëhet fjalë për Khalid al-Misslam, një fotoreporter nga Al Kass TV.
“Kanalet e Al-Kass vajtojnë vdekjen e Khaled Al-Misslam”, thuhet në një postim në Twitter nga transmetuesi i cili publikon një imazh të reporterit.
Sipas portalit Gulf Times, “Al-Misslam, një vendali, vdiq papritur teksa mbulonte Kupën e Botës”.
Lajmi për vdekjen e Khalid al-Misslam vjen pak ditë pas vdekjes në Doha të gazetarit të kanalit amerikan CBS Sports, Grant Wahl, teksa mbulonte çerekfinalen mes Argjentinës dhe Holandës. (A2 Televizion)