Dëborë dhe ngricë, Mbretëria e Bashkuar anulon fluturimet

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 08:45 | Bota

Dëbora dhe ngrica kanë pushtuar thuajse të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar së pari probleme në qarkullim dhe anulimin e dhjetëra fluturimeve.

Hithrow, aeroporti më i madh në vend, ka anuluar vetëm mëngjesin e kësaj të hëne mbi 50 fluturime, për shkak të reshjeve të dëborës dhe mjegullës, që e bën të pamundur ngritjen e avionëve nga pista.

Ndërkohë në rrugët e kryeqytetit Londër, në hyrje dhe dalje, janë raportuar me dhjetëra aksidente automobilistike, për shkak të rrëshqitjes së makinave.

Temperaturat kanë rënë gjatë natës, deri në mëngjesin e sotëm, deri në -15 gradë celcius, më të ulëtat që prej shkurtit të vitit të shkuar për Britaninë e Madhe. Temperaturat pritet të rriten lehtë nga sot deri në fundjavë, por reshjet e dëborës do të vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos