Borrell: I kemi dhënë armë Ukrainës, por kuptuam që rezervat i kemi të varfra

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 09:39 | Bota
Borrell: I kemi dhënë armë Ukrainës, por kuptuam që

Shefi i politikave të jashtme në Bashkimin Evropian ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar në sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Josep Borrell e inkurajoi rajonin që të shtojë fondet në mbrojtje dhe të ketë një bashkëpunim më të madh.

Në një deklaratë të publikuar të dielën vonë, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të Unionin shprehej se lufta në Ukrainë duhet të jetë një kambanë alarmi për kapacitetet ushtarake që zotëron blloku.

Ne i kemi dhënë armë Ukrainës, por duke vepruar kështu, kuptuam se rezervat tona ushtarake janë varfëruar. Me rikthimin e luftës konvencionale në zemër të Evropës, ne kuptuam gjithashtu se na mungojnë aftësitë kritike të mbrojtjes, për të qenë në gjendje të mbrohemi nga një nivel më i lartë kërcënimesh në vetë kontinentin evropian. (A2 Televizion)

Josep Borrell
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1602004592241385472?s=20&t=Zeg4is4hKNszrOxElzLKmA

A2 CNN Livestream

Latest Videos