Sulmi ndaj Berishës, ambasada britanike në Tiranë: Dhuna s'ka vend në demokraci

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 21:12 | Aktualitet
Sulmi ndaj Berishës, ambasada britanike në Tiranë: Dhuna

“Dhuna s’ka vend në demokraci.” Ky është reagimi i ambasadës së Britanisë së Madhe për sulmin që iu bë kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën e sotme.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, ambasada britanike deklaron se do të mbështesë gjithnjë të drejtën për protestë paqësore. Po ashtu, në reagim shtohet se sulmi ndaj kryedemokratit është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë.

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Ambasada britanike në Tiranë
https://twitter.com/UKinAlbania/status/1600220361127186432?s=20&t=iPkAnG8E_IG-jVY6sd24mA

Kujtojmë se sulmi ndaj Berishës është dënuar më herët gjatë ditës nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama dhe nga figura të opozitës që kryesisht drejtuan gishtin nga kreu i qeverisë për incidentin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-fizik-ndaj-berishes-amerikanet-be-dhe-rama-denojne-dhunen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos