
Ndërkombëtarët dënojnë ashpër sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Menjëherë pas incidentit të ndodhur në nisje të protestës reagoi ambasada amerikane ne Tiranë.
"Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës", shkruan në reagimin e saj Ambasada e Shteteve te Bashkuara në Tiranë ndërsa ju kërkojnë autoriteteve hetimin e ngjarjes.
“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.”
Në përgjigje të interesit të A2 CNN edhe delegacioni i bashkimit Europian dënon dhunën ndaj kreut te opozitës dhe presin hetimin e plotë të ngjarjes.
“Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht. Cdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike te grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është I papranueshëm.”
Pak orë pas ngjarjes ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Republikës, kryetares se Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama.
Akte të papranueshme që bien ndesh më parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore i kanë cilësuar presidenti Begaj dhe kryetarja Nikolla.
Ndërsa kryeministri Edi Rama në qëndrimin e tij për ngjarjen është shprehur se dhuna nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë mjet për adresuar çfarëdo çështje.
Kushdo që përdor duhet të përballet më ligjin vijon reagimin kreu i qeverisë.
Për sulmin fizik ndaj kreut të opozitë kanë reaguar deputetë demokratë si dhe ish kryetari Lulzim Basha. Basha shprehet se dhuna është tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi dhe me korrupsion të pandëshkuar. (A2 Televizion)