Samiti i Tiranës, kryeministri grek zbardh takimin me Edi Ramën

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 22:49 | Aktualitet
Samiti i Tiranës, kryeministri grek zbardh takimin me Edi Ramën

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zbardhur takimin me kryeministrin Edi Rama në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Mitsotakis thotë se me homologun e tij shqiptar diskutuan rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe rrugët që do të ndiqen për të forcuar t’i forcuar ato më tej.

Po ashtu, kryeministri grek deklaron se vendi i tij mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, diskutuam të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrat me anë të të cilave mund t’i forcojmë ato. Greqia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Shqipërisë. (A2 Televizion)

Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë
https://twitter.com/PrimeministerGR/status/1600242566061903872?s=20&t=bxalAuth35LJK8lrPW7POw

A2 CNN Livestream

Latest Videos