
COVID-19 vijon të shkaktojë edhe probleme neurologjike te personat që e kalojnë më rëndë dhe më gjatë sëmundjen. Dhimbja e zgjatur e kokës, lodhja, humbja e pjesshme e kujtesës dhe pagjumësia janë shqetësimet që po konstatohen te pacientët post-Covid.
Mjekët thonë se këto probleme po vihen re edhe te të rinjtë që nuk vuajnë nga sëmundje të tjera. Ndërlikimet më të rënda neurologjike nga Covid-19, mjekët I hasën në vitin e parë të pandemisë për shkak edhe të agresivitetit të lartë të virusit.
Variantet e reja në qarkullim të cilat janë të dobëta, ulin rrezikun për të bërë sëmundje të rënda neurologjike. Mjekët neurologë këshillojnë, që për çdo problem të zgjatur shëndetësor, personat duhet t’i drejtohen mjekut specialist për të verifikuar nëse shqetësimet kanë lidhje me situatën post-Covid apo më probleme të tjera edhe më serioze. (A2 Televizion)