Borussia fiton Superkupën, Bayern nis keq sezonin

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 22:29 | Futboll
Borussia fiton Superkupën, Bayern nis keq sezonin

Borussia Dortmund ka mundur me rezultatin 2-0 Bayern Munchen për të ngritur në qiell trofeun e parë sezonal: Superkupën e Gjermanisë.

Për verdhezinjtë shënuan Alcacer dhe Sancho. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Edhe pse bavarezët patën zotërimin e topit, rastet më të mira për shënim i pati Borussia, që e nis sezonin e ri me një trofe.

Gjithashtu, i jep një mesazh Bayernit se edhe këtë sezon do të jetë një pretendente e fortë për titullin kampion. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=KMlM3ZZzmKQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos