PSG nis sezonin pa Neymar, por me këmbë të mbarë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 15:41 | Futboll
PSG nis sezonin pa Neymar, por me këmbë të mbarë

Paris Saint Germain e ka nisur më së miri sezonin 2019-2020.

Kampionët në fuqi të Francës kanë fituar Superkupën e Francës pasi fituan me përmbysje 2-1 ndaj Rennes, në një ndeshje të zhvilluar në Shenzhen të Kinës.

Golit të Hunou në minutën e 13 iu përgjigj Mbappe dhe Di Maria, të cilët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Në këtë ndeshje nuk ishte i grumbulluar Neymar, i cili ka vendosur të largohet nga PSG dhe po mundohet të bindë drejtuesit e klubit francez që të bisedojnë me Barcelonën për shitjen e tij. Problemi qëndron se PSG kërkon 200 milionë euro për sulmuesin brazilian, ndërsa Barça ofron 100 milionë euro plus Coutinho dhe Dembele. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=MQ1lJmROm7I

A2 CNN Livestream

Latest Videos