
Pas koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur që t’i japë fund emergjencës shëndetësore globale të lisë së majmunëve.
Përmes një deklarate për mediat, kreu i kësaj organizate, Tedros Ghebreyesus se pavarësisht relaksimit të situatës nga kjo sëmundje, nuk duhet të ulet për asnjë moment vigjilenca.
Gjatë konferencës për shtyp, u nënvizua nevoja për të mbajtur të lartë mbikëqyrjen në grupin e popullsisë së subjekteve me HIV dhe meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, kategori në të cilën janë regjistruar shumica e rasteve.
Në maj të vitit 2022, një shpërthim atipik i lisë së majmunëve u regjistrua në Evropë pas të dhënave për raste të shumta në disa vende të BE që nuk kanë lidhje me ato zona ku sëmundja është endemike.
Deri më sot, shumë shtete anëtare të BE nuk kanë më transmetim lokal nga personi në person, megjithatë, në disa vende ajo është ende e pranishme, kryesisht në grupet më të rrezikuara. (A2 Televizion)