
Kreu i grupit mercenar 'Wagner', Yevgeny Prigozhin deklaron se ushtria e tij nuk po vepron në Sudan dhe nuk ka qenë i përfshirë në politikën e këtij vendi që kur Omar al-Bashir u rrëzua nga oficerët e ushtrisë në kryengritjen e vitit 2019.
Sipas mediave të huaja, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha muajin e kaluar se ishte i shqetësuar për angazhimin e Wagner në Sudan, megjithëse ai nuk dha asnjë provë.
"Wagner nuk është në Sudan. Wagner nuk u përfshi kurrë në çështjet e brendshme politike në Sudan pas largimit të Omar al-Bashir”, tha Prigozhin, i cili themeloi kontraktorin ushtarak privat në vitin 2014, në një videoklip të postuar në Telegram.
Prigozhin gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e gjeneralit të ushtrisë Yassir al-Atta për gazetën Asharq al-Aësat se Wagner ishte në Sudan, në minierën e arit Jebel Amer në Darfur. Atta tha gjithashtu se një nga anëtarët e grupit mercenar ishte vrarë. (A2 Televizion)