Shkëndija u mund 1-3 nga Tottenham, por luajti një ndeshje fantastike ndaj ekipit anglez që drejtohet nga Jose Mourinho.
Në Shkup, Tottenham kaloi në avantazh që në minutën e pestë dhe u duk se ndeshja do të kthehej në një formalitet, por nuk ndodhi kështu.
Në minutën e 55, Valmir Nafiu goditi fort me të djathtën nga jashtë zone dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke barazuar rezultatin.
Golin e dytë për anglezët e shënoi Son Huen Ming, i cili përfitoi nga një top i ardhur pas grushtimit të portierit. Në fund, Harry Kane, i cili erdhi nga stoli, shënoi edhe golin e tretë pas një krosimi të Son.
Ndërkohë, i dha lamtumirën aventurës në Europa League edhe Drita e Kosovës, e cila u mposht 2-0 nga Legia e Varshavës, në ndeshjen e luajtur në Poloni. (A2 Televizion)