Europa League, Milan kalon me vështirësi në “playoff”

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 22:35 | Futboll
Europa League, Milan kalon me vështirësi në “playoff”

Milani mposhti me vështirësi 3-2 norvegjezët e Bod/Glimt në turin e tretë paraeliminator të Europa League dhe kualifikohet për në “playoff”, aty ku do të përballet me portugezët e Rio Ave.

Në San Siro ishin norvegjezët ata që goditën të parët me Junker 15', por një minutë më vonë barazoi rezultatin Calhanoglu.

Kuqezinjtë morën frenat e lojës në dorë dhe kaloi në avantazh me anë të të riut Colombo.

Në fillim të pjesës së dytë, Calhanoglu shënon edhe golin e tretë (50’), ndërsa shkurtoi diferencën Hauge 5 minuta më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos