Bayern fiton Superkupën e Europës falë një spanjolli, Sevilla bie në shtesë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 23:55 | Futboll

Bayern Munchen fiton në Budapest Superkupën e Europës me rezultatin 2-1, ndaj spanjollëve të Sevilla që, si gjithmonë, u treguan një kundërshtar i vështirë.

Ndeshja,  e luajtur me një publik të kufizuar, u zhbllokua nga spanjollët  me një penallti të Ocampos në minutën 13, ndërkohë që bavarezët gjetën golin e 1-1 falë golit të Goretzka, pas një asist inteligjent të Lewandoskit në minutën 34.

Goli i fitores

Ekuilibri u duk sikur u thye në minutën 51 pas një aksioni e tipit “kalçeto” të Bayern në minutën 51 të finalizuar nga Lewandoski, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

https://twitter.com/FCBayern/status/1309248766478888965

Minutat e rregullta nuk mjaftuan për të treguar fituesen, dhe u desh një goditje me kokë e spanjollit Javi Martinez për të kaluar në avantazh gjermanët, që fitojnë kështu trofeun e radhës në Europë, i katërti i sezonit të mahnitshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos