Bota “po i mbyll derën” Kinës, SHBA vendos kufizime për udhëtarët, frikë nga “pushtimi” pandemik

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 15:44 | Bota
Bota “po i mbyll derën” Kinës, SHBA vendos kufizime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi më i fundit që kërkon teste negative për Covid-19 për vizitorët nga Kina. Kufizimet për udhëtarët erdhën pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë gjatë ditëve të para të janarit.

Më herët, Italia, Japonia, Tajvani, Malajzia dhe India njoftuan vendosjen e masës detyruese për paraqitjen e një testi negativ. Megjithatë, shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë, Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë vendosur ende kufizime për udhëtarët nga Kina.

Shteti komunist, pasi qëndroi për 3 vite i mbyllur me botën, tani do të lejojë njerëzit që të udhëtojnë lirshëm. Pekini ka kërkuar që rregullat të vendosen në baza shkencore, edhe pse zyrtarisht nuk lejon publikimin e shifrave të sakta për përhapjen e Covid-19.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se numri i të infektuarve mund të jetë disa milionë. Frika e shumë vendeve është se mund të përsëritet skenari i dy viteve më parë, kur nga Kina u infektua e gjithë bota për shkak të kufizimeve të vonuara në udhëtime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos