Botërori 2022 me 48 skuadra, FIFA ka një kusht për Katarin

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 22:08 | Futboll
Botërori 2022 me 48 skuadra, FIFA ka një kusht për Katarin

Një Kupë Bote në Katar në vitin 2022 është e mundshme nga ana teknike. Kështu u vendos pas mbledhjes së Këshillit të FIFA-s, i cili miratoi një vendim për të nisur punën me autoritetet e shtetit të vogël arab mbi realizimin e zgjerimit të turneut ku fillimisht ishte menduar të merrnin pjesë 32 skuadra.

FIFA ka vendosur tashmë që Botërori i ardhshëm, ai i vitit 2026 që do të organizohet nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika, do të luhet sipas formatit të ri, por me shumë gjasë, kjo skemë do të zbatohet edhe në Botërorin e Katarit, por duke transferuar disa prej ndeshjeve në vende fqinje si Omani apo Kuvajti.

Nga ana tjetër, Katari nuk do të detyrohet të ndajë turneun me shtete të tjera të rajonit, si Bahreini, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nëse marrëdhëniet diplomatike mes tyre nuk përmirëoshen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos