
Lionel Messi është përfshirë në skuadrën e Argjentinës për miqësoren kundër Brazilit dhe Uruguajit në muajin nëntor, pasi përfundoi dënimin me kombëtaren prej 3 muajsh.
Ylli i Barcelonës mori ndëshkim të rëndë për shkak të akuzave për korrupsion që bëri ndaj Federatës së futbollit të Amerikës Jugore, kur Argjentina u eliminua në gjysmëfinale nga Brazili në Kupën e Amerikës Latine.
Ky sezon nisi me probleme për 32-vjeçarin, i cili mungoi në ndeshjet e para me Barcelonën, por tashmë duket se është rikthyer në formë të shkëlqyer dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit ku katalanasit triumfuan 5-1 ndaj Valladolid dhe Leo shënoi dy gola.
Lista e plotë e Argjentinës
Portierë: Agustin Marchesin, Juan Musso, Emiliano Martinez, Esteban Andrada
Mbrojtës: Juan Foyth , Renzo Saravia, Nicolas Otamendi, German Pezzella, Marcos Rojo, Ëalter Kannemann, Nicolas Taglafico, Nehuen Perez, Guido Rodriguez
Mesfushorë: Giovani lo Celso, Leandro Paredes, Nicolas Dominguez, Rodrigo de Paul, Marcos Acuna, Roberto Pereyra, Lucas Ocampos Sulmues: Lionel Messi, Sergio Aguero, Nicolas Gonzalez, Lucas Alario, Lautaro Martinez, Paulo Dybala (A2 Televizion)